Volers, Ademi dhe Todoroviç- bashkë në aksionin për pastrimin e Vodnos

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Abdilaqim Ademi, ambasadori i SHBA-ve Pol Volers dhe kryetari i komunës Qendër Vlladimir Todoroviç, aktivisht u inkuadruan në aksionin për pastrimin e Vodnos.

Ngjarja e emërtuar “Dita e planetit Tokë 2012 – për Vodno të bukur!” ishte organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në R.M  dhe Qendra për demokraci ekologjike – Florozon, ndërsa përbëhej nga shëtitja dhe grumbullimi i mbeturinave në rrethinën e Vodnos së mesme.

Me këtë rast, ministri Ademi theksoi se aktivitet e këtilla janë në drejtim të ngritjes së vetëdijes publike.

‘Ne si institucion kujdesemi për zgjidhjen e problemit me mbeturinat, por përpjekjet tona duhet të mbështeten në mënyrë aktive nga të gjitha institucionet relevante. Me rëndësi të madhe është edhe angazhimi i organizatave joqeveritare, sidomos në aksione të këtilla për ngritjen e vetëdijes publike. Por konsideroj se kontribut më të madh mund të japin vetë qytetarët, duke zhvilluar shprehi të mira dhe sjellje të përgjegjshme, sepse secili prej nesh është përgjegjës për ardhmërinë e planetit, i cili është shtëpia jonë’, u shpreh ministri Ademi.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button