Strugë, instalimet e rrjetit të ujit dhe kanalizimeve degradojnë tregun

Tregtarët që zhvillojnë aktivitet në tregun e gjelbër të qytetit, ankohen se instalimet e rrjetit të ujit dhe kanalizimeve po degradojnë në objektin e tregut dhe për pasojë uji pikon gjithandej, situatë e cila nëse nuk sanohet rrezikon t’u dëmtojë biznesin.

Për këtë hall të tyre, tregtarët e tregut tregojnë se kanë informuar edhe pushtetin vendor i cili i ka drejtuar te ndërmarrja e Higjienës komunale e cila menaxhon me tregun.

Ndërkohë, ata sqarojnë se nga kjo ndërmarrje deri tani nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë dhe të ndërhyjnë, në sanimin e rrjetit të instalimeve të ujit në objektin e tregut gjë që është e pakuptueshme ankohen tregtarët.

Për pronarët e objekteve afariste dhe tregtarët e tregut, nëse autoritetet lokale dhe ndërmarrja që menaxhon me tregun e cila është në varësi të komunës, nuk ndërhynë e gjithë kjo do rrezultoi me pasoja të pallogaritshme për bizneset e tyre të vogla,sepse do sjell largimin e klientelës e cila nuk do të dojë të futet në një oobjekt ku uji pikon gjithandej.

Gëzim Shei, pronar i dy dyqaneve në brendësi të tregut, shprehet se është e pajustifikueshme kjo që ndodhë në tregun e qytetit, sepse kur komunës dhe ndërmarrjes komunale u intereson ,thonë se tregu është i tyre dhe bëjnë çmos për të shitur dyqane duke ngushtuar hapësirën e tregut të gjelbër, ndërsa tani kur duhet të ndërhyjnë nuk kujtohen për të sanuar rrjetin e instalimeve të ujit.

‘Ne për këtë gjendje, tashmë edhe nuk dimë se ku duhet të drejtohemi, sepse komuna thotë se është Komunalja përgjegjëse,ndërkohë kjo ndërmarrje në varësi të komunës nuk merr asnjë veprim kjo është situata‘, përfundon Shei.

Ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike e Higjienës komunale e cila atakohet nga tregtarët vijnë prononcime kontradiktore, drejtori i saj Petko Kutanoski thekson se duhet vetë tregtarët të ndërhyjnë për sanimin e defekteve dhe problemeve të tjera që do të dalin në objektin e tregut.

Sipas Kutanoskit ndërmarrja e tij menaxhon vetëm me tridhjetë përqind të hapësirës së tregut, ndërsa gjithë hapësira tjetër është e shitur dhe është private.

‘Ky është një problem që ka lindur prej vitesh ose të themi prej kur është hapur Tregu, sepse është devijuar nga projekti fillestar i cili nuk parashikonte në katet e sipërme objekte hotelerie por vetëm tregtare.Problemi lindi kur pronarët e lokaleve në katin e sipërm futën ujin në tubat të cilat ishin parashikuar vetëm për ujërat atmosferik, dhe e gjithë kjo ka sjellur probleme’, tha Kutanovski. 

‘Ne për këtë gjendje kemi lajmëruar dhe Inspektoratet që të marrin masa ndaj tyre. Problemet në Treg, do zgjidhen vetëm atëherë kur pronarët e dyqaneve dhe tregtarët do formojnë një Këshillë i cili do të kujdeset vetë për problemet e kësaj natyre, që do të dalin në këtë objekt. Ne si ndërmarrje nuk menaxhojmë me tregun por vetëm me një hapësirë të tij kjo duhet të jetë e qartë‘, përfundon Kutanoski.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button