Mbetja jashtë NATO-s, precedent i rrezikshëm

Maqedonia i përmbushi kriteret për anëtarësim dhe refuzimi i saj paraqet precedent të rrezikshëm dhe nxitje për mbajtje të procesit të zgjerimit të NATO-s si peng i kontesteve bilaterale.

Tani është koha që Aleanca ta përmirësojë vendimin e vet të padrejtë nga Bukureshti, por Çikago nuk duhet të jetë pika e fundit apo mundësia e vetme për hyrje të vendit në NATO, thotë Sali Peinter, drejtoreshë operative e fondacionit “Blu star stratexhik” në Uashington.

“Nuk duhet të presim të ndodhë mrekullia. Unë me siguri nuk jam personaliteti, i cili do t’ju thotë nëse do të ndodhë mrekullia në Çikago apo jo, por çdoherë shpresoj për më të mirën për Maqedoninë, posaçërisht rreth kësaj çështje. Kaluan katër vite nga Bukureshti dhe samiti i NATO-s në Çikago nuk duhet të ejtë pika e fundit apo mundësia e vetme për Maqedoninë të hyjë në NATO. Dyert e NATO-s mbeten të hapura për vendin tuaj dhe unë shpresoj se do ta shoh Maqedoninë si edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit sa më shpejtë si anëtare të Aleancës”, thotë Peinter në intervistën për programin “Porta” të TVM-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button