Drejtori i Burgut “Idrizovë” sot dorëzon dorëheqje

Pas lëshimit të Qeverisë nga Aleanca për Shqiptarët, drejtori i Burgut “Idrizovë”, Qerim Mahmuti sot e dorëzon dorëheqjen Qeveri, konfirmoi për Portalb.mk.

“Si rezultat i ndodhive pulitke, unë jam pjesë e Aleancës për Shqiptarët dhe për atë jap dorëheqje nga posti i drejtorit. Sot do ta deponoj në Qeveri”, tha Mahmuti për Portalb.mk.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, me burgun më të madh në Maqedoni do të udhëheq zv/drejtori.

Drejtori i ri pritet që të emërohet në janar të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët, doli nga Qeveria pasi që nuk kryeministri Zaev vendosi që t’ua marrë Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vendin e resorit me të cilin ka udhëhequr kuadri i Aleancës, u bë Venko Filipçe nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button