Zaev: Kemi mundësi serioze për marrjen e rekomandimit për bisedime me BE-në dhe anëtarësim në NATO

Në mbrëmjen e organizuar me rastin e festave të fundvitit, nën patronazhin e LSDM-së, lideri i saj dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se “qeverisja kërkon më shumë guxim, përkushtim ndaj të vërtetës dhe më shumë mençuri”.

“Unë dua të porosis, të jemi të kujdesshëm në çdo hap, të kujdesemi për fidanin që është potencialisht i frytshëm. Ju falënderoj të gjithëve që besuat në 2017 dhe kërkoj nga ju, në 2018, ta dyfishoni besimin tuaj, për të dyfishuar durimin tuaj, vëmendjen dhe mbi të gjitha të keni përgjegjësi”, tha Zaev.

Ai shtoi se Republika e Maqedonisë është para mundësive shumë serioze për të marrë rekomandimin e pastër, dhe pas saj edhe datë për bisedime me BE dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

“Integrimet në Unionin evropian dhe NATO nuk janë vetëm stabilitet politik dhe siguri në shtet. BE dhe NATO sjellin prosperitet ekonomik, sjellin investime, e kam ecur rajonin, kam parë përvoja, hapin vende të reja të puës, mundësojnë paga më të lart, standard jetë më të lartë, shoqëri moderne në të cilën të gjithë, sidomos rinia janë të motivuar për mësim, punë, të krijojnë, të ndërtojnë, shtëpi”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button