Aktakuza e tretë për ish-kryeministrin, Gruevski, do të përgjigjet për furnizimin e “Mercedesit” luksoz

Këshillat Gjyqësor që veprojnë me lëndën “Tank” dhe me lëndën e Prokurorisë Speciale Publike të njohur si “Arka” të formuar pas miratimit të aktakuzave të PSP-së, kanë caktuar termin për mbajtjen e debatit kryesor të lëndëve, me 30.01 2018 për të parën dhe të dytën me 05.02.2018, deklaroi Gjykata Penale, njofton Portalb.mk.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Gjithashtu, sipas PSP-së, ekziston dyshim i fuqishëm se i dyshuari i dytë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se vepron në mënyrë jo-ligjore gjatë tenderimit, megjithatë ka vendosur që të zgjedh kompaninë e cila e ka siguruar automjetin për 29.852.542 denarë dhe TVSH në sasi prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.7800 euro

LEXO: Është pranuar akuza e PSP-së për “Tank”, për blerjen e Mercedesit luksoz me mbi gjysmë milionë euro

Në rastin  “Arka” dyshohet se 4 persona – zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë dëmtuar  buxhetin e shtetit të Maqedonisë për pasurim personal.

Sipas PSP, ka dyshime se të akuzuarit, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë , Goran Grujovski, Ish-shefi i Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish-nihmësministri i MPB-së dhe ish-anëtari i Bordit Drejtues të Telekomit, Nebojsha Stajkoviq kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në periudhën prej  2010 deri më vitin 2015, duke dëmtuar buxhetin e Maqedonisë duke zhvatur 862.045 euro.

LEXO: Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

LEXO: “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button