Nusja rrah vjehrën

Në fshatin e Mariovës në Vitolishte dje kishte ngrënë dajak banorja pesëdhjetvjeçare J.K., e cila ishte viktimë e një rrahjeje të rëndë fizike nga bashkëshortja njëzetvjeçare e djalit të saj.

Ngjarja ishte paraqitur në stacionin policor në Prilep dje në mbrëmje, derisa gruaja e rrahur kishte përfituar kujdesin e shërbimit të shpejtë mjeksëor.

Policia e Prilepit informoi që sulmi ka ndodhur në shtëpinë familjare në fshat.

Nga ora 10:30 bashkëshortja e djalit B.C.(20) kishte filluar konflikt verbal me vjehrën e saj J.K. dhe për një moment me dy duart kishte filluar t’a godas nga koka dhe fytyra, pastaj me shqelma në stomak, me çka i shkaktoi dëmtime trupore./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button