Rama: Reforma në drejtësi, jo peng i axhendave politike

Reforma në drejtësi nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike, është shprehur kryeministri Edi Rama në konferencë tradicionale për shtyp e mbylljes së vitit. Sot tha ai, jemi në kushtet e një tjetër stimulimi të një krize artificiale, transmeton Top Channel.

“Kriza artificiale lidhet me pamundësinë e një pale për të pranuar domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Duke garantuar se në asnjë moment reforma nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike. Procesi ka hyrë në një fazë të re zbatimi dhe paralelisht me vetingun dhe rezultatet e para konkrete në aspektin e pastrimit të pallatit të drejtësisë, do të kemi ngritjen e institcioneve të reja të sistemit të reformuar rrënjësisht të drejtësisë”, tha Rama.

Ai u shpreh se ky vit shënon numrin më të ulët të vrasjeve, dhe vitin e kthesës historike në raport me fenomenin e kultivimit të kanabisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button