fbpx

Maqedoni, a do të rritet shumica parlamentare në janar?

“Mbështetja për reformat dhe qëllimet strategjike në Maqedoni, mundet vetëm në mënyrë të natyrshme të nxjerrë bashkëpunëtorë të rinj të shumicës”, kështu vlerëson kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai këto ditë e ka humbur partnerin e koalicionit – Aleancën për Shqiptarët, e cila në parlament ka pasur dy deputetë, ndërkaq në pushtetin ekzekutiv ka participuar me 3 zv/ministra, një sekretar shtetëror dhe 8 drejtorë. Të gjithë dje i kanë deponuar dorëheqjet e tyre, pasi që Aleanca për Shqiptarët refuzoi ta pranojë pozitën e ofruar të zv/kryeministrit për Reforma, duke insistuar që ta mbajë Ministrinë e Shëndetësisë, të cilën vetë e lëshuan duke e kandiduar kuadrin e tyre, Arben Taravari për kryetar të Gostivarit.

Minus dy, plus sa?

A mundet që me minus dy deputetë, Qeveria të ketë shumicë stabile? Sipas kryeministrit, stabiliteti nuk është sjellë në pikëpyetje. Në intervistën për “Alsat M”, ai rikujtoi se koalicionin opozitar tanimë e ka lëshuar Amdi Bajram, ndërkaq Çedomir Sazdovski i cili hyri në parlament si deputet i GROM-it i cili ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, tanimë është pjesë e LSDM-së.

“Do të isha më i qetë dhe më në relaks në vendimmarrje dhe debatin në parlament, nëse shumica do të rritej ë 62, 63, 65… Por, nuk jam plotësisht i preokupuar me të. Një pjesë e bisedimeve rrjedhin brenda deputetëve. Ata janë kolegë, bashkë e kalojnë ditën dhe diskutojmë për këtë çështje. Biseduam me Partinë Demokratike të Turqve, bisedojmë me boshnjakët, me të tjerët. Nuk favorizoj asgjë. Nëse ka lidhje të natyrshme për shkak të vizonit, për shkak të konceptit, programit, atëherë mundemi të ndërtojmë bashkëpunim. Veçmas, në kohën kur Maqedonia është e drejtë – përpara anëtarësisë në NATO, përpara datës për bisedime me BE-në. Të gjithë e dimë se mund të punojmë për atë. Edhe opozita e cila është oponent i jonë, patjetër duhet të kemi bashkëpunim për çështjet e brendshme dhe për Maqedoninë”, deklaroi Zaev.

Dyert janë të hapura për PDSH-në

Atë çfarë e intereson opinionin është nëse Qeveria përllogarit në mbështetjen e PDSH-së? Zaev rikujton se me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ka biseduar që përpara zgjedhjeve, në takimin për të cilin, opinioni edhe zyrtarisht është informuar.

“Atëherë kërkova mbështetje për reforma serioze të cilat rrjedhin. Ai shprehu mbështetje për gjithçka që është në të mirë për Maqedoninë. Filozofia kryesore është nëse do ta përkrahim konceptim kryesor të transformuar në reforma, nëpërmjet zhvillimit ekonomik të kualitetit të jetesës dhe të qëllimeve kryesore strategjike – BE dhe NATO. Kështu, dyert janë të hapura edhe për PDSH-në. Besoj se shumë deputetë, kështu edhe me dy deputetët e PDSH-së kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen e Maqedonisë”, tha Zaev, duke mos precizuar nëse tani po bëhen bisedime me PDSH-në.

Nga BDI përpara dhjetë ditëve për “DW” e kanë pranuar se “janë të interesuar që edhe PDSH-ja të participojë në Qeveri”.

“Por ajo nuk varet vetëm nga dëshira. Duhet që të ketë pajtueshmëri me partnerët e koalicionit. Nëse ka pajtueshmëri, ne do të hapnim rrugë për resor për PDSH-në”, deklaroi funksionar i lartë i BDI-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close