Qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në Bosnje dhe Hercegovinë

Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës (BeH), në seancën e sotme e ka miratuar tekstin e propozim-marrëveshjes me Qeverinë e Maqedonisë për kushtet gjatë udhëtimit të shtetasve të dy vendeve, me çka do të zgjerohej bashkëpunimi ekonomik në fushën e turizmit dhe kulturës, transmetojnë mediat e BeH, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e seancës qeveritare thuhet se në atë mënyrë do të lehtësohet udhëtimi i qytetarëve nga Maqedonia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina me kalimin e kufijve me pasaporta biometrik ose me letërnjoftim biometrik dhe qëndrimi në një nga vendet për 90 ditë në periudhë nga 180 ditë.

Propozim-marrëveshja me raportin e bisedimeve do të dorëzohen deri te presidenti i BeH-së, ndërkaq nënshkrimin nga pala boshnjake do ta bëjë, ministri i Punëve të Jashtme, Igor Grnadak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button