fbpx

Houit: Vrasja e pesfishtë nuk guxon ta pengojë integrimin e Maqedonisë në BE

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin evropian, Riçard Houit konsideron se vrasja e pesëfishtë afër fshatit Smilkovc nuk guxon ta pengojë afrimin e Maqedonisë drejt BE-së. Houit kërkon që vrasësit të gjenden dhe të dënohen në mënyrë adekuate sipas ligjeve të vendit, pa dallim të identitetit apo përkatësisë etnike të tyre.

Eurodeputeti britanik në deklaratën për Dojçe Vele thekson se ky “incident tragjik, në rrethana të këtilla, mund të ketë ndikim destabilizues dhe të çojë në dhunë të re, por, me rëndësi është që politikanët dhe forcat e rendit ta luajnë rolin e tyre”.

Posaçërisht thekson se lloje të këtilla të dhunës nuk ndodhin vetëm në Maqedoni, por edhe në vende të tjera evropiane.

I pyetur nëse kjo mund të reflektohet në procesin e integrimit evropian të vendit, Houit thotë:

“Kuptohet se ka persona, të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë ngjarje, për të argumentuar, se nuk është moment i mirë për vendin të hyjë në BE dhe të bëjnë pengesë ndaj këtij procesi. Por, ne nuk do të lejojmë të keqpërdoret kjo situatë dhe të shfrytëzohen ato argumente”./plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close