Sonte el clasico, Barcelona e pret Real Madridin

Në këtë vikend pa mëdyshje se të gjithë adhuruesit e futbollit përqendrimin do ta kenë në La Ligën spanjolle, përkatësisht në ndeshjen kryesore të stinorit, në të cilën do të ballafaqohen kampioni në fuqi, Barcelona dhe lideri, Real Madridi.

 Që të dyja skuadrat takimi të sotëm, I cili do të fillon nga ora 20.00, do t’i hynë pas humbjeve që pësuan në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseas përkatësisht Bayern Munchenit. Por është menduar se pikërisht për shkak të kësaj përballje spanjollët nuk e kanë dhënë të gjithë forcën në Evropë. Reali aktualisht gjendet katër pikë më lartë se Barcelona. 

Mbretërit nga 33 javët e para kanë shënuar 27 fitore, katër barazime dhe dy humbjeve, ndërkaq katalunasit kanë regjistruar 25 fitore, gjashtë barazime dhe dy herë kanë pësuar humbje. Reali prin edhe në golaverash, ata kanë shënuar 107 gola, ndërkaq kanë pësuar 29, derisa Barca edhe pse ka pasur mbrojtjen më të mirë, e cila pësoi 24 gola, ka shënuar 96 gola. 

Pos skuadrave rivalitet i lartë është edhe në mes dy yjeve të tyre, Cristano Ronaldo përkatësisht Lionel Messi, të cilët janë në garë të ngushtë për këpucën e artë. Derisa Ronaldo ka luajtur në të gjitha ndeshjet ka realizuar 41 gola, Messi e ka arritur këtë shifër me një takim më pak të luajtur. 

Presioni është mbi Barcelonën pasi vetëm fitorja do t’i afronte ata në një pikë afër rivalëve, ndërkaq rezultatet tjera padyshim se do të shkojnë në favor të Realit.

Liga e Spanjës
E shtunë
18.00: Mallorca – Zaragoza
18.00: Sporting Gijon – Rayo Vallecano
20.00: Barcelona – Real Madrid
22.30: Sevilla – Levante
E diele
12.00: Granada – Getafe
12.00: Real Sociedad – Villarreal
16.00: Racing Santander – Athletic Bilbao
18.00: Atletico Madrid – Espanyol
21.30: Valencia – Real Betis
E hënë
21.00: Osasuna – Malaga /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button