Zaev i përgjigjet Taravarit: ja çfarë kam të përbashkët me Gruevskin

“Zaev, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë keni të përbashkët me Gruevskin?! Ju a them unë: vetëm Ali Ahmetin!”, kështu është shprehur sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilën kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat-m u sqarua se pse koalicionoi me Ali Ahmetin, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, njofton Portalb.mk.

“Ndoshta ka thënë ashtu sepse Ali Ahmeti ka qenë në qeverisje edhe me Gruevskin edhe me mua. Dua të sqaroj se unë kam bërë koalicion për numra, dhe meqë BDI ishte ndër partitë me deputetë më së shumti, u krijua kjo përbërje qeveritare”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu ka komentuar edhe për luftën kundër korrupsionit dhe për të njëjtin është shprehur: “Ne do të luftojmë të gjitha keqpërdorimet, pavarësisht se kush ka bërë korrupsion. A e ka bërë pjesëtar i BDI-së  apo i LDSM-së, të gjithë do të japin llogari”.

LEXO: Zaev: edhe pse doli nga Qeveria, Selën mund ta shikoj në fytyrë
LEXO: Sela: Zaev mori një vend ministror, por humbi moralin

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. sa infatil,ishin numrat qe mundesuan qe shendetesine ta mer ASH,tani kur Amdi Bajram dhe Vesel Memed u shiten,ASH nuk ju duhet,ndersa Sela besoj ta kete kuptuar se nuk vlen te sakrifikohesh per asnje sllav,qofte edhe kryeminister…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button