I shkatërruar grupi kiminel ndërkombëtar

Një grup nga Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria kanë vjedhur të dhëna për mbi njëmijë kartela bankare dhe nga bankomatë në Maqedoni dhe jashtë vendit kanë vjedhur më shumë se katër milionë denarë.

Njësia e krimit kompjuterik pranë Qendrës për ndërhyrjen e krimit të organizuar në bashkëpunim me ministritë e Serbisë dhe Bullgarisë, kurse në koordinim me qendrën SELEK, shkatërroi grupin kriminel ndërkombëtar.

Anëtarët e grupit kanë vjedhur gjithsej 1.111 kartela pagesore në pronësi të shtetasve maqedonas, kështu që kanë realizuar 238 transaksione të suksesshme joligjore dhe kanë fituar të ardhura të paligjshme në shumë prej 4.135.177,00 denarësh.
  
Në aksionin janë arrestuar dy shkupjanë 29-vjeç dhe 27-vjeç, dy nga Prilepi 22-vjeç dhe 39-vjeç dhe dy shtetas serb të dy 31-vjeç, të cilët në periudhë të muajit nëntor të vitit 2011 deri në prill të vitit 2012 kishin blerë pajisje për përpunimin e kartelave pagesore.  

Gjykatësit hetues për këto persona caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. /portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button