fbpx

Ora “smart” e Sony

Sony zyrtarisht ka hedhur në treg orën e “smart” të dorës e cila do t’u mundësojë përdoruesve komunikim me telefona mobilë të bazuar në Android. 

Sony SmartWatch u mundëson shfrytëzuesve shikimin e të rejave nga rrjetet shoqërore dhe porositë tekstuale, si dhe manipulimin me muzikën dhe thirrjet direkt nga ora. SmartWatch lidhet me telefonin mobil përmes Bluetooth për të mundësuar komunikim dhe manipulim me funksionet e telefonit mobil. 

Ora është e pajisur me ekran LED të ndjeshëm në prekje (touchscreen) me diagonale prej 1,3” ndërsa ora standard është e pajisur me rrip gome të zi, por ka edhe me ngjyra tjera, përfshirë edhe të bardhën, rozë dhe të kaltër.

Për të paralajmëruar përdoruesit për thirrjet ose ndonjë gjë tjetër, ora dridhet, ndërsa një mbushje e baterisë do të duhej të mundësojë katër ditë punë.

Theksohet po ashtu se ora është rezistente ndaj pluhurit dhe lagështisë. SmartWatch në SHBA do të kushtojë 150 dollarë. /sonymobile

 

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close