Pakistan, 127 të vdekur nga rrëzimi i avionit

Avioni Boing Bhoja 737 po udhëtonte nga qyteti port i jugut Karaçi drejt kryeqytetit Islamabad sot, kur u rrëzua pranë aeroportit ndërkombëtar teksa binte një shi i rrëmbyer.

Dëshmitarët thonë se aeroplani u rrëzua pranë një zone të populluar pranë aeroportit.
Autoritetet thonë se kanë dërguar ekipet e shpëtimit në vendngjarje për të bërë të mundur shpëtimin e viktimave, por nuk ka njoftime për të mbijetuar.

Kryeministri i Pakistanit Yousuf Raza Gilani urdhëroi nisjen e hetimeve mbi incidentin.

Në korrik të vitit 2010, një aeroplan udhëtarësh që i përkiste kompanisë private Airblue u përplas në malet pranë Islambadit, duke shkaktuar vdekjen e 152 pasagjerëve që kishte në bord. /cnn

Lajme të ngjashme

Back to top button