Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Dëborë me intensitet të lehtë ka filluar në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, por dëbora nuk mbetet në rrugë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button