Borxhi i jashtëm i Shqipërisë arrin tetë miliardë euro

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë, publik dhe privat, ka arritur në gati tetë miliardë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit.

Banka Qendrore e Shqipërisë ka bërë një analizë të detajuar mbi borxhin e jashtëm bruto të vendit, kur rezulton se në raport me BPV-në, borxhi i jashtëm ka rënë me pesë pikë përqindje, duke arritur në nivelin 70 për qind të BPV-së.

Qeveria zë peshën më të madhe në strukturën e borxhit të jashtëm me 43,2 për qind të totalit ose rreth 3,4 miliard euro. Në raport me BPV-në borxhi i jashtëm qeveritar vlerësohet 30.2 për qind, me rënie 1.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, raporton TCH.

Pas qeverisë në marrjen e borxhit renditen huat ndër kompani të investimeve të huaja direkte, me 22 për qind, të totalit, dhe vazhdojnë huat e korporatave depozituese, borxhi i sektorëve të tjerë dhe ai i autoritetit monetar.

Raporti ndërmjet borxhit të jashtëm dhe eksporte tona është në nivelin 183.6 për qind, me rënie krahasuar me një vit me pare. Por Banka e Shqipërisë vlerëson se ky tregues është përsëri mbi pragun kritik prej 150 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button