Ahmeti do të bëjë koalicion të zgjeruar?

E përditshmja maqedonase “Fokus” shkruan sot se në Maqedoni do të ketë koalicion të zgjeruar, që do të zgjidh kontestin e emrit përmes referendumit. 

Pas kësaj zgjidhje, sipas gazetës, do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2013, të cilat do të jenë në pako me ato lokale. 

Sipas gazetës ky plan do të iniciohet nga ana e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit me deputetët që ka vendos qeverisjen ose jo të koalicionit aktual me VMRO-DPMNE. 

“Fokus” shkruan se plani mund të fillojë të zbatohet menjëherë pas Samitit të Aleancës që do të mbahet muajin e ardhshëm në Çikago, ku Maqedonia nuk do të mund të sigurojë ftesën për anëtarësim. /fokus

Lajme të ngjashme

Back to top button