Haxhinasto: Kthimi i gjyqtares, i kërkuam shpjegime palës greke

TIRANE- Qeveria shqiptare do t’i drejtojë një notë proteste Greqisë për kthimin e tre gjyqtarëve që dënuan kreun e OMONIA-s, Naum Disho. Këtë hap paralajmëroi dje, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, lidhur me skandalin e kthimit në kufi të gjyqtarëve shqiptarë. 

“Dënojmë absolutisht pengimin e lëvizjes së çdo qytetari, cilido qoftë ai”, – u shpreh z.Haxhinasto. Sipas tij, ky institucion ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe pas shpjegimeve nga pala greke do dalim me një qëndrim të tyre. Këto komente Haxhinasto i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv/ ministrin e Punëve të Jashtme të Australisë, Richard Marles, në kuadër të vizitës dyditore të këtij të fundit në Shqipëri. /balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button