Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët i deponuan dorëheqjet në Qeveri

Tre zëvendësministrat e Qeverisë dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Aleancës për Shqiptarët i kanë deponuar dorëheqjet e tyre zyrtarisht sot në Qeveri. Këtë sot e deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët i cili tha se kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të partisë së tyre, njofton Portalb.mk.

“NE si zv/ministra dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtëissë ne i kemi dorëzuar dorëheqjet e tona në Arkivin e Qeverisë. Pos neve do të tërhiqen edhe 8 drejtorë tjerë, pra që i bie gjithsej që të ketë 12 apo 13 funksionarë nga pozitat udhëheqëse”, tha Aziri, pas deponimit të dorëheqjeve së tyre.

Në lidhje me Ministrinë e Pushtetit Lokal, ashtu siç tha Aziri “edhe pse ajo i ka takuar Aleancës për Shqiptarët, megjithatë ministri i atij resorit është nga partia e Vesel Memedit dhe për atë nuk do të dorëhiqet”.

Ndryshe, dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët vijnë pas paralajmërimit të kryetarit të partisë, Ziadin Sela, i cili tha se do të dalë nga Qeveria pasi të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq do t’i përkrahë “të gjitha ligjet që janë reformues dhe në të mirë të qytetarëve”.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili, vjen me propozim nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button