Ish ushtarë të UÇK merren në pyetje për vrasjen e Smillkovcës?

Ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga fshati Hasanbeg, janë marrë në bisedë informative në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), bëri të ditur ueb portali Zhurnal. 

Ata janë thirrur këto ditë përmes ftesave me shkrim për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur tek Liqeni i Hekuranës, që ndodhet jo shumë larg nga fshati Hasanbeg. 

Në mesin e atyre që janë marrë në pyetje, sipas burimeve jozyrtare të portalit Zhurnal, është dhe njëri nga vëllezërit e dëshmorit Harun Aliu – Komandant Kushtrimi. 

Këto aktivitete të policisë në këtë vendbanim të Shkupit, ndërmerren pas më shumë se një javë nga vrasja e pesëfishtë. 

Banorë të fshatit Hasanbeg thonë se këto ditë vërehen gjithashtu dhe patrullimet e shpeshta të policisë. 

Deri tani, nuk ka asnjë të arrestuar. / zhurnal

Lajme të ngjashme

Back to top button