Ali Ahmeti: Ja pse u zhgënjeva nga Sela

Lideri i BDI-së tha se asnjëherë nuk do të del në debat televiziv me liderët e tanishëm Se ku u hatëruan Ahmeti dhe Sela, mbrëmë në emisionin Click Plus sqaroi vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai tha se Ziadin Sela e ka prekur në momentin kur e ka quajtur atë iniciator për eliminimin e tij fizik më 27 prill në kuvend.

Ahmeti thotë se bashkëpunimi me Selën ka marrë fund para 3 javëve, kur kishte pranuar të takohet me të, por ai nuk erdhi. “Pas 30 sekondave e thirr Xhaferi, për të pirë kafe, dhe i mbet Xhaferit celulari në dorë. Përgjigja ishte se nuk vinte. Dhe kjo ka ndodhur hiq më shumë se para 3 javëve. Dhe këtu unë kam dhënë pikën e madhe.”

Ahmeti gjithashtu thotë se është dëshpëruar kur Sela e ka quajtur atë organizator të incidentit të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Lideri i BDI-së tha se asnjëherë nuk do të del në debat televiziv me liderët e tanishëm të partive shqiptare, pasi siç tha ata vazhdimisht atë e kanë sharë dhe sulmuar. Ai njëkohësisht akuzoi partitë shqiptare për përçarje të votës.

“Do ta ndryshojë kursin politik. Le të mbledhin mend dhe le t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bërë pikë e pesë shqiptarët. Turp i botës. Turp më vjen të shkoj nëpër takime. 6 delegacione shqiptare aty. 2 janë maqedone, një opozitë një pozitë. Vjen besa me 6 veta brenda, vjen Sela me 3-4, vjen Thaçi me 2-3, vjen Ali Ahmeti me 2-3, vjen Ostreni me 2-3, turp i botës jemi bë.” Ahmeti foli edhe për pozicionin e tij në parti. Pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, ai thotë se mund të tërhiqet politika.

“Edhe unë e shqyrtoj pozicionin tim politik, sepse mbyllet një kapitull i rëndësishëm. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, nuk do të thotë stabilitet vetëm për Maqedoninë, por stabilitet për tërë rajonin.” Ahmeti u pyet edhe për gabimet në librat shkollore. Për këtë ai tha se arsimi është në hallë gjithë kombëtar, si këtu në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri e Kosovë. Sipas tij fajin nuk e ka politika, por botuesit dhe lektorët e atyre librave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button