S’ka të mbijetuar në fatkeqësinë ajrore në Pakistan

S’ka shenja se dikush ka mbijetuar fatkeqësinë e sotme, kur Boing 737 e aviokompanisë private pakistaneze u rrëzua në afërsi të Islamabadit, kumtoi policia lokale.

“Avioni është shkatërruar tërësisht dhe çudi e madhe do të ishte nëse dikush ka mbijetuar fatkeqësinë”, thuhet në kumtesën policore.

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Ahmed Muhar po ashtu kumtoi se minimale janë gjasat se dikush ka mbijetuar fatkeqësinë.

Kontradiktore janë shifrat rreth numrit të udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit. Sipas një burimi, në avionin ka pasur 127 udhëtarë, ndërsa një burimi tjetër numri i udhëtarëve arrin 131. Supozohet se në avionin ka pasur nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Avioni, i cili qarkullonte në relacionin Karachi-Islamabad, u rrëzua gjatë aterimit në aeroportin “Benazir Buto”.

Fatkeqësia ndodhi për shkak të motit të keq të shoqëruar me erë të fuqishme dhe shi./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button