Mbella largohet nga Shkupi

Skuadra e FC Shkupi edhe pse tani më është në pushim të merituar, kryesia e klubit ka filluar të bëjë edhe planet për përforcimet eventuale në klub. Para se gjithash në një takim të futbollistëve me stafin e trajnerëve dhe kryesisë, është arritur marrëveshje që të gjithë futbollistët të mbeten në skuadër edhe për gjysmë sezonit e ardhshëm.

I vetmi lojtar që do të largohet nga skuadra bardhe kaltër, është sulmuesi francez Emmanuel Mbella, me të cilin me marrëveshje të dy palëve është shkëputur kontrata. Kryesia e klubit falënderon Mbellan për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në skuadër, duke i uruar suksese në karrierë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button