Shkollohen pilotët, helikopterët askund

Policia e Kosovës as këtë vit nuk ka para të blejë helikopterë, qoftë edhe të përdorur. Por, pilotët janë duke u shkolluar. Nga 78.7 milionë euro buxhet vjetor, me 5.2 milionë euro do të blihen pajisje të tjera si autoblinda, armë, topa uji e pajisje për njësinë speciale.

 Mirëpo, forcat e rendit as këtë vit nuk do të blejnë helikopterët, për të cilët është folur shumë vitin e kaluar. Kjo sidomos pas aksionit të 25 korrikut në veri vitin që shkoi.

Pas aksionit të njësive speciale të Kosovës për të marrë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, analistët, por edhe zyrtarët qeveritarë, e kanë parë të domosdoshme blerjen e helikopterëve.

Por, as këtë vit policia nuk do ta shohë helikopterin.

Mosblerja e helikopterëve arsyetohet në mungesë buxheti. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar për Express se sivjet nuk ka mundësi për blerjen e asnjë helikopteri për shkak se nuk kanë para. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button