Në Slloveni paga mesatare më e lartë, në Maqedoni më e ulëta në rajon

Sllovenia ka pagë më të lartë mesatare në rajon, ndërsa më të ulët e ka Maqedonia.

Paga mesatare në Slloveni në tetor të këtij viti në Slloveni është 1.056,47 euro, ndërsa në Maqedoni 381,90 euro, publikoi Anadolia.

Në Kroaci paga mesatare ka qenë 795,53 euro, në Mal të Zi 511 euro, Bosnjë e Hercegovinë 436 euro, Serbi 396,29 euro.

Gjatë vitit 2017 rritje më të madhe të pagës mesatare ka pasur në Kroaci për 45,83 euro, ndërsa më pak në Bosnjë e Hercegovinë për 8,13 euro dhe Mal të Zi për tetë euro.

Në Slloveni gjatë vitit 2017 paga mesatare është rritur për 36,07 euro, në Serbi për 26,59 euro dhe në Maqedoni 18,10 euro.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë të Republikës së Maqedonisë paga mesatare në tetor ka qenë 23.356 denarë, ndërsa mesatarja për nëntë muajt e parë të këtij viti 22.808 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button