Filipçe: Asnjëherë më nuk do të ketë krizë për insulinë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp premtoi se më nuk do të ndodh që të ketë krizë për insulinë në Maqedoni. Ai sqaroi se problemi është bërë për shkak të procedurës për furnizimin me insulinë, për të cilën do të bëjnë korrigjime, njofton Portalb.mk.

“Kjo çfarë ka ndodhur, më nuk do të na ndodh asnjëherë. Problemi është në procedurë, nuk e ka për obligim që furnizuesi në afatin e saktë të shkruar të furnizojë insulinë, për atë do të ndryshohet procedura, që të mundemi të sigurojmë insulinë”, tha ministri Filipçe.

Ndryshe, dje Shoqta e diabetikëve “Sheqer – Lolipop” nga Velesi me letër të hapur, kërkuan nga kryeministri Zoran Zaev, që personalisht të angazhohet për të mbaruar kriza me mungesën e insulinës, i cili është i patjetërsueshëm për personat me diabet.

Në letër ata theksuan se situata është gjithnjë e më serioze, pasi që deri më tani thuajse një muaj nuk ka pasur insulinë. Ata potencuan se në opinion deri më tani më shumë persona kanë diskutuar për këtë temë, por ashtu siç thonë, nuk ka ndryshuar asgjë.

“Përafërsisht një muaj dikush po luan me fatet e mbi 50.000 qytetarëve të varur nga insulina, prej të cilëve mbi 5000 janë fëmijë. Është koha që ju personalisht të angazhoheni dhe të veproni. Para se gjithash, ndaj atyre që kanë obligim ligjor dhe janë kompetent, por edhe ndaj atyre të cilët kanë marrë obligim që nëpërmjet tenderit në mënyrë të rregullt dhe në kohë ta zbatojnë obligimin kushtetutës, në emër të Republikës së Maqedonisë, për furnizimin e insulinave në barnatoret e rregullta në sasi të cilën duhet ta kemi”, thuhet në letër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button