Mbahet Panairi ndërkombëtar në Shkup

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë në sheshin kryesor të Shkupit u mbajt panairi i parë mbarëkombëtarë i kompanive nga të gjitha trojet sqiptare.  

Panairin e parë mbarëkombëtar të organizuar nga oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore e hapën dy presidentët e shteteve Gjorge Ivanov dhe Bamir Topi ndërsa me 1 minut heshtje u nderuan pesë të vrarëve në afërsi të fshatit Smilkovcë të Shkupit.

 “Mbajtja e panairit në këtë vend dëshmon se vetëm integrimi adekuat mund të sjellë prosperitet dhe zhvillim”, ka thënë Menderes Kuçi, kryetyar i OEMVP-së.

 “Bizneset janë uji i Vardarit që ecë dhe shkon atje ku është më lehtë dhe më shkurtër. Nga Prishtina më afër se Shkupi, Tirana dhe këto vise nuk e kemi askend. Për këtë arsye ne dëshirojmë të rrisim shkëmbimet tona”, ka deklaruar Agim Shahini, Kryetar i AKB-së.

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe ministri i Ekonomisë Valon Saraçini u shprehën se panairet e tilla dhe biznesi në përgjithësi relativizopjnë kufinjtë mes shteteve.

 
 “Porosia nga kët është të relativizohen kufinjtë sepse në këtë mënyrë do të hapet një perspektivë e re për bizneset e vendit në kufinjë rajonal” tha  Izet Mexhiti, Kryetar i komunës së Çairit.

“Vetëm të bashkuar ekonomikisht, vetëm me një bashkëpunim rajonal mes vendeve të rajonit ne mund të ngelemi imun nga kriza ekonomike që momentalisht është prezente në eurozonë” deklaroi Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Të shtunën në Çarshinë e vjetër të Shkupit në kuadër të manifestimit Javët e Biznesit kombëtar do të mbahet edhe forumi ekonomik mbarëkombëtar./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button