Debat publik për Propozim-ligjin për amnisti – kërkohet kthimi i aspektit human

Komisioni kuvendor për sistem politik sot mbajti debat publik për propozim ligjin për amnisti në të cilin morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Me Propozim-ligjin parashikohet lirim nga vuajtja e dënimit me burg të përafërsisht 670 personave të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm me burgim deri në gjashtë muaj, ndërsa për 3.097 persona ulje të dënimit për 30 për qind. Gjatë dorëzimit të ligjit parasysh janë marrë kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe të burgosurit.

Avokati i Popullit theksoi se ky ligj është i kombinuar, gjegjësisht sa është material, aq është edhe i procesuar.

“Nuk mund të miratohet ligj për amnisti pa u sjellë edhe procedura se si duhet të zbatohet. Konsideroj se procedura për zbatim duhet të përkufizohet që të mos ketë dallime në zbatim dhe pabarazi”, deklaroi Memeti.

Deputeti Ferid Muhiq e theksoi nevojën për kthimin e aspektit human dhe të dënuarit me dënim të përjetshëm që të mos anashkalohen nga amnistia.

Aktivistja civile Meri Nikollova pyeti se si mundet neni 125 t’i nënshtrohet amnistisë, ndërsa neni 123 jo dhe lexoi letër nga familjet e të dënuarve në lëndën “Detonatori”, në të cilën kërkohet që të mos ketë selektim dhe ata të përfshihen në amnisti.

Goce Kocevski nga Shoqata e juristëve të rinj theksoi se mungon individualizëm dhe vendoset barazim të rasteve me peshë  të pabarabartë si bashkimi kriminel dhe kundërvajtjet e komunikacionit dhe vjedhjet.

Deputeti Fadil Zendeli tha se miratimi i ligjit nuk mund të arsyetohet me vërejtjen e stërngarkimit të burgjeve, duke theksuar se sigurimi i kushteve janë obligim i shtetit i cili duhet të parashikojë më shumë mjete nga Buxheti për këtë.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button