Si t’i digjni kaloritë më shpejtë

Të merresh me sport është mirë, por rezultatet jo gjithmonë janë ato që priten. Ja disa mënyra për të djegur edhe më tepër kalori.

Pini ujë shumë të ftohtë
Para se të filloni aktivitetin sportiv pini ujë shumë të ftohtë. Një studim i realizuar në Angli ka treguar se ata sportistë që ndiqnin këtë praktike ishin 25% më në formë se ata që pinin të njëjtën sasi uji por të ngrohtë. Me çfarë lidhet kjo? Nëpërmjet kësaj praktike ruhet një temperature trupi më e ulet dhe energjia reziston për më shumë kohë.

Praktikojeni aktivitetin sportiv jashtë
Në vend se të vraponi në pajisjet e palestrës është mirë të dilni jashtë dhe të vraponi, për shembull, në një park. Studimet kanë treguar se ushtrimet e kryera në ambient të hapur digjnin 10% më shumë kalori se ato të praktikuara në një palestër. Kjo sepse trupi ka më shumë nevojë për energji kur hedh hapin në një vend të fortë siç është toka. Nga ana tjetër lufta me erën rrit gjithashtu sasinë e kalorive te shpenzuara.
  
Qëndroni në një vend për 12 minuta
Sigurisht që çdo herë që bëni një ushtrim fizik ju digjni kalori, por për të luftuar më mirë yndyrën dhe për të rënë në peshë, fiksohuni të paktën për 12 minuta tek një objektiv, pa bërë asnjë lëvizje. Përsëriteni disa herë në javë. Sipas fizioterapistes Chip Harrison nga Universitetit i Pensilvanisë, ky është minimumi i kohës së nevojshme për të djegur dhjamin.

Tërhiquni
Pas ushtrimeve, ashtu si edhe para ushtrimeve është mirë të bëni disa tërheqje të trupit. Ato i ndihmojnë muskujt të qëndrojnë të fortë, të ripërtrihen dhe të jenë gati për ushtrimin më pas. Zgjatjet luajnë rol edhe në formën e këtyre muskujve, ato mund t’i zgjasin dhe t’i hollojnë ato./ikub.al

Lajme të ngjashme

Back to top button