I kanë vrarë pastaj i kanë ngrënë

Policia braziliane ka bërë me dije se  ka gjetur edhe pesë viktima të mundshme të “trekëndëshit kanibal të dashurisë”. Bëhet fjalë për të një mashkull i cili së bashku me dashnoren dhe gruan e tij dyshohen se kanë vrarë të paktën dy gra dhe pastaj i kanë ngrënë trupat e tyre, raporton AFP.

Një zëdhënës i policisë lokale ka thënë se hetuesit dyshojnë se treshja kanibale ka vrarë të paktën katër gra në Pernambuco dhe një tjetër në Paraíba. Policia thotë se të njëjtat janë ngrëne  si të viktimat e më parshme.

Trio kanibalist u arrestua javën e kaluar me dyshimin se kanë vrarë e dy gra, kanë ngrënë pjesët e trupit të tyre ndërsa disa copa të mishit brenda në shtrudëll ua kanë shitur fqinjëve.
Hetimi filloi muajin e kaluar pasi që një 51-vjeçar , Jorge Silveira Beltrao Negromonte zbuloi se ai është autor i librit “Rrëfimi i skizofrenit”, në të cilin  këto veprime zbulojnë detajet e sektit.

Përmes Da Silveira, policia arrestoi gruan 50-vjeçare të tij Isabel Cristina da Silva Oliveira dhe dashnoren e tij 25-vjeçare  Cristina Bruno Oliveira da Silva, e cila banonte me to.
Me to ka jetuar edhe vajza pesëvjeçare e kanibalit e cila duhet të jetë vajza e një gruaje të vrarë në vitin 2008./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button