Angjushev: Mbështetja ekonomike do të jetë e disponueshme për të gjitha kompanitë

Masat për mbështetje të ekonomisë do të jenë të disponueshme për të gjitha kompanitë njëlloj, pa dallim nëse janë vendore ose të huaja, nëse i plotësojnë kriteret e parapara, porositi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike Koço Angjushev sonte në “Top tema” në televizionin Telma.

“Ky program ka kriter. Nuk do të ketë bisedime, dakordime ose negociata, por vetëm kriter. Secili që i kënaq kriteret paraprakisht në mënyrë shumë të parashikueshme do të mund të dihet si do të mbështetet”, tha Angushev.

Sqaroi se programi është nënshkruar, që, siç tha, do të thotë se secili mund të fillojë të investojë dhe të dijë që në ato vite si dhe sa do të mbështetet nga shteti.

Mjetet të cilat janë paraparë, tha, janë reale sepse aq edhe deri më tani janë shpenzuar. Vetëm janë shkurtuar shpenzimet joproduktive dhe janë përshtatur masat që të jenë të disponueshme për të gjithë nën kushte të barabarta dhe në atë mënyrë mjetet të arrijnë deri në ekonomi reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button