VMRO-DPMNE vazhdon me bojkotin e punës së Kuvendit

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme kushtuar pyetjeve të deputetëve, deklaroi për MIA-n koordinatori i përkohshëm  i grupit parlamentar, Vllatko Gjorçev.

Ky vendim u mor pas vendimit të Gjykatës Penale për vazhdimin e arrestimeve të  të dyshuarve për dhunën e 27 prillit në Kuvend, midis të cilëve edhe për deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Ai shtoi se vendimi për vazhdimin e arrestit të të dyshuarve nuk shkon në favor të dëshirave për pajtim dhe vazhdimin e dialogut.

Partia më e madhe opozitare e ka bojkotuar Parlamentin pas  arrestimit të deputetëve të tyre, ndërsa në  parlament u kthyen vetëm për fjalimin e Vitit të ri të presidentit Gjorge Ivanov. Por nga partia ende nuk kanë marrë vendim nëse përfundimisht do të kthehen në Kuvend.

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se pret që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në seancën e nesërme të kushtuar pyetjeve të deputetëve. Në të kundërtën, siç tha, seanca do të jetë shumë e shkurtër sepse siç shtoi nuk ka për qëllim që t’u përgjigje shumicës qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button