Daut Haradinaj kërkon amnistimin e deputetëve që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur për partneritetin qeverisës mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, duke e quajtur atë të suksesshëm.

“Kjo është parnertitet qeverisës, nuk kemi kumbari po jemi të kënaqur, është kujdes reciprok, ka stabilitet qeverisës, të gjitha vendimet po kalojnë në Kuvend, ka besueshmëri reciproke për çka i jam mirënjohës partnerëve të koalicionit”.

Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi të mbahen në paraburgim.

Madje ai ka treguar se ka marrë një iniciativë në Kuvendin e Kosovës për të mbledhur nënshkrime nga deputetët që të gjithë ata që kanë hedhur gaz në Kuvendin e Kosovës të amnistohen.

“Mendoj që është gabim pse Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi mbahen brenda. Edhe si deputet, edhe si koleg, edhe si njeri i këtij vendi mendoj se është e padrejtë që të mbahen të izoluar për veprimet e tyre politike që i kanë bërë për kundërshtimin e një marrëveshjeje si ajo e Zajednicës dhe Asociacionit, për të cilën Kushtetutesja ka konstatuar se ka shkelje në 23 nene”, tha ai.

“Kam tentuar të mbledhë nënshkrime që të iniciojmë një amandament që amniston të gjitha veprimet e deputetëve që kanë qenë në kundërshtim të Asociacionit dhe Demarkacionit”, tha Haradinaj.

“Për raste të ngjashme, kur është hedhur bombolë gazi në supermarket ku ka pasur edhe fëmijë edhe plot njerëz, një qytetar i Kosovës, jo shqiptar është dënuar me 350 euro, në rastin fjalë kur bëhet fjalë për deputet, nuk respektohet standardi i njejtë, janë standarde të dyfishta”, tha ai.

Haradinaj ka bërë apel që të ketë mirëkuptim dhe deputetët Kurti dhe Kadaj-Bujupi të lirohen sa më shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button