U hap “Libraria e Çarshisë” në Çarshinë e Shkupit

Dje, më 19 prill, u bë hapja solemne e Librarisë së Çarshisë, në Shkup. Me hapjen e kësaj librarie, dashamirësit e librave pasurohen edhe me një librari tjetër ku do të mund të gjejnë libra në gjuhën shqipe. 

Krahas librarisë “Rilindja”, “Vatra” e të tjera, Libraria e Çarshisë ofron shumëllojshmëri librash e romanësh në gjuhen shqipe, të autorëve shqiptarë.

“Projekti ‘Libraria e Çarshisë’ paraqet nismë për të avancuar dhe pasuruar ofertën kulturore, letrare dhe artistike shqiptare në Shkup. Hap dyert për të gjithë ithtarët e librit shqip, artit dhe kulturës tradicionale dhe bashkëkohore. Duke i ofruar vizitorit të librarisë librin më të ri shqip, si dhe arkivat e pasura të të gjithë botuesve shqiptarë nga të gjitha rajonet, do të afrojmë lexuesin e Maqedonisë drejt ngjarjeve më aktuale letrare”, tha themeluesi i projektit, Norik Selimi.

Edhepse u lajmërua që hapjen solemne të kësaj librarie do ta bëjë kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, hapjen e bëri zëvendëskryeministrja për çështje evropiane e Republikës së Maqedonisë, Teuta Arifi, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe shumë të ftuar nga sfera e letërsisë, artit dhe kulturës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button