Beyonce fiton në minutë, aq sa fiton një shqiptar në një muaj

Revista prestigjioze “Forbes” shpalli këtë fundvit edhe listën e artistëve më të pasur në glob, listë e cila kryesohej nga Beyonce me të ardhura 105 milionë dollarë dhe më pas pasohej nga Adele me 69 milionë dollarë.

Të gjitha këto të ardhura janë pasqyruar pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera ekstra.

Sërish “Forbes”, me një përllogaritje të thjeshtë nga qershori i 2016-ës deri në qershorin e 2017-ës, harku kohor që mat pasurinë e të famshmëve, ka treguar edhe sa para ka fituar kryesuesja e listës në një minutë, transmeton syri.net.

Në një hark kohor prej një minute, Beyonce ka fituar plot 202 dollarë (të pataksuar) ndërkohë që paga mesatare vjetore në Shqipëri për këtë vit ka qenë afërsisht 209 euro neto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button