Zaev: Dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët ishin të pritura

Kryeministri Zoran Zaev i vlerësoi si të pritura dorëheqjet e zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët për funksionet shtetërore.

“Për mua është hap logjik për shkak se Zijadin Sela në takimin në kabinetin tim ishte decid se nuk e pranon funksionin nënkryetar të Qeverisë për reforma. Megjithatë la mundësinë që të diskutohet në parti, ndërsa këtë e bënë. Shpresoja se do të mbeten në Qeveri dhe se do të mendohen për vendin e ofruar, por me siguri  përfundimisht e kanë refuzuar pranimin e ofertës, ndërsa në pajtim me këtë i bëjnë hapat  për tërheqjen e njerëzve të tyre”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve pas promovimit të versionit final të Planit për zhvillim ekonomik.

Ai theksoi se do ta respektojë vendimin e Aleancës për Shqiptarët si do që të jetë, por megjithatë siç tha, mbetet një dritare e hapur për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe reformave.

“Konsideroj se aty ka njerëz me cilësi me të cilët unë personalisht do të bashkëpunoj. Unë nuk jam njeri që shpejton me vendimet që menjëherë  të shkarkoj dikë dhe do të pres që të shoh se çfarë do të ndodhë”, theksoi Zaev.

LEXO:Aleanca e Shqiptarëve po del nga qeveria, filluan dorëheqjet e zëvendësministrave

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button