Xhaferi në Bullgari-Marrëveshja e Ohrit mbetet prioritet

Dy prioritetet qeveritare, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe implementimin e marrëveshjes së Ohrit zëvendës kryeministri për implementimin e MO-së Musa Xhaferi ua ka përcjellë zyrtarëve bullgar gjatë një vizite të tij në Sofje. Ai në suaza të konferencës e organizuar nga Klubi Atlantik Bullgar me temë: “Orientimi euro-atlantik i Republikës së Kosovës” ka realizuar takime me zv/kryeministrin e Bullgarisë Simeon Dyankov dhe  ministrin e jashtëm, z. Nikollaj Mlladenov.

“Xhaferi theksoi se prioritet strategjik i Maqedonisë është anëtarësimi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, dhe se në këtë drejtim Qeveria e Maqedonisë vazhdon me zbatimin e reformave të nevojshme. Gjithashtu, shtoi ai, prioritet mbetet edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky që ka vënduar bazat e  një shteti shumë etnik dhe ka hapur  rrugën vendit drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane” shkruhet në kumtesën e Sekretariatit për implementimin e MO-së.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm bullgar, Nikollaj Mlladenov ka theksuar se Bullgaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se në realizimin e këtij synimi nevojiten reformat rrënjësore. 

“Ai theksoi se Sofja zyrtare mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se ndjekin me kujdes zbatimin e obligimeve dhe frymës së këtij dokumenti paqësor, sepse, integrimi i të gjitha etniteteve është shumë i rëndësishëm” ka thënë Mladenov.

Në këto takime bashkëbiseduesit kanë shprehur keqardhje për incidentin që ndodhi para disa ditëve në afërsi të Shkupit ku u vranë pesë persona, me c’rast u theksua se institucionet duhet të punojnë në kapjen e autorëve dhe se bëhet fjalë për një akt kriminel pa motive politike dhe etnike. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button