Fizikisht janë sulmuar vëlla e motër gjatë daljes nga autobusi në bul “Aradhet partizane”

Tre persona të panjohur dje në orën 12:50 e kanë sulmuar S.B. (18) dhe motrën e tij nga fshati Lubin derisa ishin duke zbritur nga autobusi në stacionin në bulevardin “Aradhet partizane”.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në momentin kur së bashku me motrën e tij minorene kanë dalë nga autobusi me numër 32, është sulmuar nga tre persona të panjohur. Para tij, nga autobusi kanë dalë një person minoren nga fshati Gërçec, së bashku me dy persona dhe fizikisht e kanë sulmuar fillimisht me grushte në kokë dhe pastaj e kanë goditur nëpër kokë dhe trup.

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button