Kreshnik Spahiu: Forcat politike shqiptare në Maqedoni të tërhiqen nga koalicioni qeverisës

Aleanca KuqeZi organizoi tryezën e rrumbullaket me temë “Roli i shqiptarëve në Ballkan dhe çështja kombëtare”. Në tryezën ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, ekspertë, historianë, diplomatë në karrierë dhe përfaqësues të trupave diplomatik të akredituar në Tiranë, u diskutua gjerësisht për situatën e shqiptarëve në rajon, kryqëzimin historik ku kombi ynë ndodhet etj.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, deklaroi se shqiptarët në rajonin e Ballkanit trajtohen si popull i dorës së dytë, madje edhe në Shqipëri, ku kryeministri Sali Berisha i trajton çamët si minoritet.

Duke përmendur situatën në Maqedoni, kreu i Aleancës KuqeZi lëshoi një apel për shqiptarët e Maqedonisë.

“Forcat politike shqiptare në Maqedoni të tërhiqen nga koalicioni qeverisës dhe të bashkohet e gjitha në një opozitë solide dhe konstruktive që të kundërshtojë politikat anti-shqiptare që zbatohen atje. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të protestojnë, por duhet të udhërrëfehen nga identiteti kombëtar i shqiptarëve. Flamuri shqiptar të valëvitet në protestat e shqiptarëve të Maqedonisë, jo flamuri turk dhe arab”, tha Spahiu. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button