Fliste në celular dhe bie nga kati i katërt

Një banore gjashtëdhjetë e një vjeçare e Koçanit Stoillka M. dje ka rënë nga tarraca e katit të katërt e shtëpisë së vet dhe ka ndërruar jetë.

Fatkeqësia ndodhi rreth orës 19. Sipas fqinjëve, Stollka. M ishte duke ndejtur në tarracën e banesës së saj, e cila gjendet në katin e katërt të ndërtesës në lagjen Kalimanova, duke folur në celular me vajzën e saj, e cila ishte në Shkup. Pas bisedës ishte varur në parmakun e metalt dhe papritmas u rrëzua.

Gjatë rrëzimit nga lartësia prej më shumë se 10 metra gruaja fitoi lëndime në trup dhe kokë të cilat për të ishin vdekjeprurëse./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button