Gashi: Vendimi për Albin Kurtin e Donika Kadaj-Bujupi, rast politik

Avokati Tomë Gashi e ka quajtur politik vendimin për zgjatjen e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore ndaj Deputetëve Albin Kurti e Donika Kadaj – Bujupi.

Në një prononcim për klankosova.tv, avokati Gashi tha se po të mos ishin veprimet e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj- Bujupit, të praktikuara në sallën e Kuvendit të Kosovës, vendi sot do të ishte duke u ballafaquar me dy gjëra problematike sic është Asociacioni dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

”Vendimi për masën e shqiptimit të paraburgimit ndaj Albin Kurtit e Donika Kadaj – Bujupit, është rast krejtësisht politik”.

”Nëse do lejohej që të aprovohej në Kuvend marrëveshja e Demarkacionit, Kosova do të humbte shumë tokë”.

Gashi po ashtu ka hedhur kritika ndaj prokurorit të këtij rasti, pasi tha se nëse ai ka hequr dorë nga dëshmia e Kryeparlamentarit Veseli, do duhej të përfundonte i tërë rasti, njofton Klan Kosova.

”Përveç Vetëvendosjes kanë qenë edhe Nisma edhe AAK të cilat parti tani janë në pushtet, e nëse nuk do të kishin bërë këto veprime do pësonte Kosova shumë nga dy gjëra të këqija sic është Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni komunave me shumicë serbe”.

”Do të ishte si rrjet i marimangës e cila Kosovën do ta bënte shtet jofunksional”.

”Meqenëse edhe në bazë të Kushtetutës, deputetët janë që të ruajnë interesat vitale të shtetit të Kosovës e meqenëse seanca e radhës është ditën e premte, mendoj se më 29 dhjetor gjykata do ta ndërprejë paraburgimin e shqiptuar ndaj Albinit”.

”Si do që të jetë gjyqtari nuk ka vepruar drejtë në këtë rast. Kadri Veseli edhe pse ka pasur ftesë nuk ka ardhur në cilësinë e dëshmitarit dhe meqenëse prokurori ka hequr dorë nga dëshmia e Kadri Veselit, ai është dashur të mos mbajë seancë për këtë rast fare”, ka përfunduar Gashi, prononcimin e tij për klankosova.tv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button