Kouchner: 2018-ta vit i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Dera për në BE të paktën është hapur, tri vite pasi u mbyll totalisht nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili tha se nuk do të ndodhte asnjë zgjerim i BE-së gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, shkruan Bernard Kouchner, ish-ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Evropës, njëkohësisht edhe ish-i dërguari special i OKB-së për Kosovën për EuObserver.

Për çfarëdolloj arsye – tejkalim e krizave, një përmirësim i ekonomisë së kontinentit, Brexit – tani Juncker ndihet sikur është koha e duhur për të hedhur vështrimin në radhën e gjatë jashtë dhe të japë kartat e pranimit.

Por, vetëm dy. Dhe midis atyre që presin me padurim hyrjen në BE, këto të dyja nuk janë. Integrimi mbetet një temë e diskutueshme si për Serbinë dhe Malin e Zi, duke u konsideruar aktualisht si dy vendet e para kandidate për në raundin tjetër të zgjerimit.

Drejtuesit e tyre meritojnë një vlerësim të madh për progresin e bërë, por e vërteta e hidhur është se ka vende të tjera, në Balkanin Perëndimor, që meritojnë në të njëjtën masë hyrjen në BE-në tonë, dhe thelbësisht, shumë më tepër entuziast për këtë bashkim.

Në Bruksel ka zëra se Mali i Zi dhe Serbia janë kandidatet kryesore sepse janë më të prirura të ndërrojnë kahet dhe të afrohen me Moskën.

Personalisht, nuk e besoj shumë këtë. Përveç raketave dhe naftës, Rusia ka shumë pak për të ofruar. Por, edhe nëse është e vërtetë, nuk është një arsye e mjaftueshme për të miratuar hyrjen ndërsa të tjerëve iu mohohet.

BE-ja nuk është një kult i formuar për të penguar ambiciet e Rusisë. Është një bashkim kombesh me ambiciet e tyre personale, me vlera të përbashkëta, kulturë të përbashkët dhe një perceptim mbi mënyrën e arritjes së prosperitetit dhe paqes në të ardhmen. Kombet që ndajnë këto vlera i përkasin bashkimit dhe duhet t’u jepet çdo stimul i mundshëm për ta bërë këtë.

Nuk po vë në diskutim se kandidatet kryesore nuk i përkasin BE-së. Është diçka tjetër. Të dyja janë tashmë në prag negocimi dhe Mali i Zi në veçanti ka ecur mirë para në këtë proces. Çfarë të vjen keq është se BE-ja, ndoshta e frymëzuar nga skepticizmi i mëparshëm i Juncker, i ka mbajtur vendet e tjera të rajonit në korsinë e ngadaltë, duke përfshirë edhe ato më entuziastet për t’iu bashkuar.

Shikoni Shqipërinë: Vazhdimisht sondazhet tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve të saj duan anëtarësimin në BE. Por, në vetvete, ky fakt nuk e kualifikon vendin për anëtarësim në Union. Por, kur ka një konsensus të gjerë për anëtarësim, historia na tregon se reformat e kërkuara institucionale dhe politike për anëtarësim janë shumë më të lehta për t’u implementuar.

Në fakt, Shqipëria po tregon se një gjë e tillë është e vërtetë. Për më shumë se një vit, Partia Demokratike në opozitë luftoi furishëm kundër aspekteve të veçanta të paketës së reformave që BE-ja i ka kërkuar qeverisë së Partisë Socialiste. Rezultati? Socialistët e kryeministrit Edi Rama u rikthyen në pushtet qershorin e kaluar me një maxhorancë të pastër.

Në mënyrë të ngjashme, një maxhorancë e pastër e maqedonasve (54 për qind) kërkojnë anëtarësimin në BE, krahasuar me 26 për qind në Serbi. Është e vërtetë, mosmarrëveshja e tyre me Greqinë për përdorimin e emrit, që Athina këmbëngul se e aplikon për një nga provincat e saj, vazhdon të përbëjë një problem. Por, nisur nga shtysa për një hyrje të shpejtë në Union, unë mendoj se autoritetet maqedonase do ta gjejnë një zgjidhje.

Dhe më pas, është Republika e Kosovës, ku unë kam qenë dikur Përfaqësuesi Special i OKB-së. Një pjesë e mirë e kosovarëve, 90 për qind, një shifër shumë e lartë, duan që vend i tyre të hyjë në BE. Unë dyshoj me keqardhje se dëshirat e tyre do të bëhen realitet shpejt, pasi Serbia dhe pesë anëtare aktuale të BE-së nuk pranojnë të njohin legjitimitetin e Kosovës. Por, edhe në këtë pikë BE-ja duhet të jetë më aktive duke nxitur Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën si dhe Serbinë të pranojnë të njohin të pashmangshmen, sovranitetin e e Kosovës.

Kam ndjesinë se Brukseli deri kohët e fundit e ka injoruar qëllimisht Ballkanin Perendimor. Mund të ketë një hutim: Ukraina, sfida e migracionit, papunësia, Greqia dhe kohët e fundit Brexit-i dhe Katalonja. Humori duket se po ndryshon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button