Ivanov vlerëson marrëdhëniet bilaterale me Kroacinë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov mbrëmë në Zagreb realizoi takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Kabineti i Ivanovit kumtoi se dy presidentët konstatuan se marrëdhëniet bilaterale dhe dialogu politik janë të shkëlqyeshme, ndërsa bashkëpunimi mes dy shteteve në kontiunitet shënon zhvillim pozitiv.

Presidenti Ivanov shprehu falënderim për mbështetje të Republikës së Kroacisë për përpjekjet dhe aktivitetet që i bën Republika e Maqedonisë për anëtarësim sa më të shpejtë në Aleancën Veriatlantike dhe BE, veçmas për mbështetjen kroate të theksuar në Samitin e NATO-s në Çikago.

Presidenti i Maqedonisë shfaqi shpresën se mbështetja do të vazhdojë, meqë Republika e Kroacisë më së miri e kupton rëndësinë e integrimeve evroatlantike për vendet e rajonit, dhe për stabilitetin e tij të përhershëm. Presidenti Josipoviq theksoi se Republika e Maqedonisë edhe më tej mund të llogaris në mbështetjen e parezervë të Republikës së Kroacisë.

Në takimin u shkëmbyen mendime dhe informata për gjendjet në rajon dhe për bashkëpunimin rajonal. U shqyrtua edhe mundësia për realizimin e projektit magjistralja Adriatike-Jonit dhe lidhjen e saj me korridorin 10, dhe në këtë kontekst është dakorduar intensifikimi i kontakteve në këtë plan.

Dy presidentët shkëmbyen informata për situatat ekonomike në vend, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button