ILLYRICUM LIBERTAS përkrahë protestën e së enjtes

Edhe Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar ILLYRICUM LIBERTAS  nga Tetova i jep përkrahje të plotë Protestës së të burgosurve dhe të dëmtuarve shqiptarë në Maqedoni, të caktuar për 7 qershor, para qeverisë së IRJM në Shkup.

Në komunikatën me shkrim kjo shoqatë  ‘fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë aktive e kësaj Proteste në mënyrë që të ndalojmë diskriminimin e mëtejmë të kësaj shtrese të shenjtë për shqiptarët këtu’.

ILLYRICUM LIBERTAS apelon deri tek të gjithë protestuesit që ‘me këtë rast të protestohet në mënyrë të qetë, të civilizuar, dinjitoze dhe europiane. Shqiptarët të tregojnë se janë pjesë e a realitetit  kulturor dhe civilizues europian’, thuhet në komunikatën me shkrim të kësaj shoqate.
Protestën e 7 qershorit që e organizon Shoqata e të Persekutuarve politikë shqiptarë në Maqedoni, ndërsa ajo përkrahet nga shoqatat e Historianëve,  e Arsimtarëve dhe disa dhjetëra shoqata të tjera.

Protesta ka moton:  Për dinjitet, vlera evropiane dhe bashkim dhe do të mbahet në Shkup, ditën e enjte, në orën 13:00 përpara Qeverisë të Maqedonisë. Kërkesës së shoqatës së të persekutuarve që edhe partitë politike shqiptare të përkrahin protestën pozitivisht i është përgjigjur vetëm Rilindja Demokratike Kombëtare, ndërsa dy partitë politike më të mëdha në vend BDI-ja në pushtet dhe PDSH-ja opozitare, akoma nuk janë prononcuar nëse do të përkrahin protestën apo jo. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button