Veljanoski për vizitë në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski qëndron në vizitë zyrtare dyditore në Slloveni me ftesë të kolegut të tij, kryetarit të Parlamentit slloven, Gregor Virant.

Në përbërjen e delegacionit parlamentar janë edhe anëtarët e Grupit për bashkëpunimin e Kuvendit me Parlamentin e Sllovenisë Risto Mançev, Mevmet Xhemajloski, Oliver Spasovski dhe Amdi Bajram. 

Në kuadër të vizitës zyrtare kryetari Veljanoski përveç takimit me nikoqirin Virant do të realizojë takim edhe me nënkryetarin e Parlamentit dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve, me kryeministrin Janez Jansha, me ministrin e punëve të jashtme, Karl Erjavec, si dhe me kryetarët dhe anëtarët e Këshillit për politikë të jashtme dhe Këshillit për çështjet e Bashkimit Evropian.

Veljanoski sot do të mbajë fjalim para deputetëve të Parlamentit shtetëror të Republikës së Sllovenisë.

Në kuadër të vizitës dyditore Veljanoski do të takohet edhe me presidentin Danillo Tirk dhe me kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviç.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit Veljanovski në Slloveni, në vitin 2010 ai ishte nikoqir i ish-kryetarit të Parlamentit shtetëror të Republikës së Sllovenisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button