fbpx

Maqedonia në 2017-tën, vit i kthesave! Këto janë gjitha ngjarjet e rëndësishme që ndodhën

Viti që lamë pas nisi me shume pasiguri por dalëngadalë u shndërrua në vit i kthesave, vit që na le të shpresojmë për një të ardhme evropiane. Rënia e një regjimit një-dekadësh nacionalist dhe shqiptarofob është një bazë e mirë për t’ia nisur nga e para.
Padyshim që ngjarja e cila la një vragë të rëndë në Maqedoni ishte ajo e natës së përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, një pamje që askush nuk do ta harrojë.
Një dëshmi se çfarë është në gjendje të bëjë një regjim në rënie, një regjim i tërbuar dhe i joshur nga fuqia e pushtetit. Kjo ngjarje duhet të jetë një mësim për të gjithë ata që synojnë pushtetin, të dinë që asgjë nuk është e përjetshme dhe se duhet punë e sinqeritet dhe përkushtim ndaj popullit e jo me manipulim të nxisë dhunë të skajshme.

Këtë vit më në fund pamë se si drejtësia mund të jetë vërtetë e drejtë. Ani pse është bërë shumë pak punë, megjithatë të shohësh si figurat që konsideroheshin të paprekshme deri më tani për çdo ditë frekuentojnë gjykatat, të lë një fije shprese se mund të “bëhemi shtet”.

Është koha e fundit që të përmbyllim kapitullin nacionalist, me udhëheqës që nuk shohin përtej majës së hundës së tyre, dhe të rikthehemi reformave dhe rrugës evropiane. Është koha e fundit që në vitit 2018 qytetarët të ndjejnë se diçka vërtetët po ndryshon, të ndjejnë se premtimet e dhëna po përmbushen, të ndjejnë shijen e demokracisë evropiane. Populli vlerëson dhe populli dënon andaj kujdes!

Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

JANAR

1 janarMaqedoni, filloi zbatimi i Ligjit të ri për përmbarimhttps://portalb.mk/?p=352460
1 janarKartela elektronike bëhet e obliguar në transportin publikhttps://portalb.mk/?p=352426
3 janarQeveria filloi përndjekjen kundër OJQ-vehttps://portalb.mk/?p=353172
7 janarU nënshkrua Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisëhttps://portalb.mk/?p=354506
9 janarNikolla Gruevski e mori mandatin për formimin e Qeverisëhttps://portalb.mk/?p=355122
17 janarMaqedoni, ideja e VMRO-së për “desorosoizim” shndërrohet edhe në organizatëhttps://portalb.mk/?p=358312
18 janarPSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“ ku akuzohej Zaevhttps://portalb.mk/?p=358577
24 janarProkuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionashhttps://portalb.mk/?p=361060
30 janarVMRO-DPMNE dhe BDI nuk arritën marrëveshje për koalicionimhttps://portalb.mk/?p=363288
partite shqiptare, deklarata, edi rama
Deklarata e partive shqiptare

SHKURT

1 shkurtPresidenti Ivanov vendosi kusht për të dhënë mandatin https://portalb.mk/?p=364295
2 shkurtVMRO-DPMNE sulmoi ambasadorin amerikan Xhes Bejlihttps://portalb.mk/?p=364731
3 shkurtMPJ e Maqedonisë reagoi ndaj Shqipërisë për “Platformën e Tiranës”https://portalb.mk/?p=365210
5 shkurtVazhdon trysnia ndaj sektorit joqeveritarhttps://portalb.mk/?p=366093
6 shkurt22 OJQ përgatitën padi kundër organizatës së afërt me VMRO-DPMNE-në “SOS”https://portalb.mk/?p=367304
9 shkurt“E hëna e zezë e vitit 2012”: Strasburgu me vendin në dobi të gazetarëvehttps://portalb.mk/?p=367453
9 shkurtKriza me mandatin, komisari evropian Johanes Han vizitoi Shkupinhttps://portalb.mk/?p=366885
12 shkurtPlatforma shqiptare nuk u pranua nga PDSH-jahttps://portalb.mk/?p=368490
15 shkurtFilloi procesi gjyqësor kundër vrasësit të Almirit 4 vjeçar, qytetarët përpara Gjykatështtps://portalb.mk/?p=369518
18 shkurtTakimi i parë i partive shqiptare, mungoi Lëvizja BESA https://portalb.mk/?p=370662
24 shkurtShfaqen në skenë protestuesit “Tvrdokorni” të VMRO-sëhttps://portalb.mk/?p=373159
24 shkurtBDI vendosi t’i jep nënshkrimet LSDM-së për formimin e Qeverisëhttps://portalb.mk/?p=373214
27 shkurtZaev i dorëzoi nënshkrimet presidentit Ivanovhttps://portalb.mk/?p=374261
28 shkurtProkuroria Speciale hapi rastin “Trust” kundër biznesmenit Sead Koçanhttps://portalb.mk/?p=374825
SOS - Stop Soros
“Stop Soros” – Organizatë e afërt me VMRO-DPMNE-nër për luftimin e OJQ-ve

MARS

1 marsIvanov nuk ia dha mandatin Zaevit (VIDEO)https://portalb.mk/?p=375654
2 marsPërfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini vizitoi Shkupinhttps://portalb.mk/?p=375779
3 marsSituata në Maqedoni, Rusia akuzoi edhe Shqipërinëhttps://portalb.mk/?p=376435
4 marsBDI vendosi të shkojë në qeveri me LSDM-nëhttps://portalb.mk/?p=376357
8 marsVazhdoi përzierja kundër-kushtetuese e priftërinjve në protestat e VMRO-së kundër gjuhës shqipehttps://portalb.mk/?p=378301
10 marsKëto janë të gjitha pikat e programit të ri qeveritar të Zoran Zaevit (VIDEO)https://portalb.mk/?p=379368
20Trysni ndaj PSP-së: Biznesmeni Koçan në arrati, punëtorët e tij protestojnë për të mos shkuar ai në paraburgimhttps://portalb.mk/?p=383526
21 marsIvanov refuzoi takimin me komisarin evropian Johanes Hanhttps://portalb.mk/?p=383836
23 marsLarje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)https://portalb.mk/?p=384658
24 marsBrukseli e përsëriti mbështetjen, “sulmi i pushtetit ndaj OJQ-ve është sulm ndaj qytetarëve”http://bit.ly/2E5cijZ
28 marsVMRO DPMNE propozoi “udhërrëfyes” për marrëveshje mbipartiake për zgjidhjen e krizështtps://portalb.mk/?p=386821
Ahmeti - Zaev
Ahmeti – Zaev

PRILL

3 prillPresidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vizitoi Shkupinhttps://portalb.mk/?p=388819
4 prill“Freedom House”: Maqedonia me rënie më të madhe të demokracisë në Ballkanhttps://portalb.mk/?p=389177
6 prillKritika të ashpra për Gruevskin dhe Ivanovin në Parlamentin Evropianhttps://portalb.mk/?p=389973
11 prillNjë i punësuar në NLB banka ka vjedhur 2 milionë franga dhe 270 mijë euro https://portalb.mk/?p=392063
13 prillDonatori i VMRO-DPMNE-së rizgjidhet kryetar i Komisionit Antikorrupsionhttps://portalb.mk/?p=392833
19 prillPSP ngriti akuzë ndaj ish kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskihttps://portalb.mk/?p=394930
26 prill“Raportuesit pa kufij” publikuan raportin për mediat, Maqedonia më keq në rajonhttps://portalb.mk/?p=397043
26 prillGjorgje Ivanov refuzoi të takohet me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan Jihttps://portalb.mk/?p=397173
27 prillTalat Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi, protestuesit e VMRO-së sulmuan Parlamentin, Zaevin, Ziadin Selënhttps://portalb.mk/?p=397809
27 prillSHBA dhe BE e njohën zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferihttps://portalb.mk/?p=397900
28 prillPërmbledhje: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend https://portalb.mk/?p=397971
28 prillMinistri Nuhiu shkarkoi Çavkovin nga shtabi operativhttps://portalb.mk/?p=398297
29 prillReagime të ashpra për dhunën në Kuvend: Skenar i përgatitur nga VMRO-DPMNE-ja!https://portalb.mk/?p=398228
Dhuna në Kuvend
Dhuna në Kuvend

MAJ

3 majTalat Xhaferi hyri në kabinetin e kryetarit të Kuvendit https://portalb.mk/?p=399579
6 majVritet kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizihttps://portalb.mk/?p=400724
15 majPas më shumë se dy muaj arrati, pas shfuqizimit të paraburgimit kthehet biznesmeni Koçanhttps://portalb.mk/?p=403504
17 majGjorge Ivanov ia dha mandatin Zoran Zaevithttps://portalb.mk/?p=404397
19 maj7 vjet burg për vrasësin e Komandant “Shqiponjës”https://portalb.mk/?p=405401
22 majTre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash https://portalb.mk/?p=406230
22 majVideo ekskluzive – deputetët e VMRO-DPMNE-së ua kanë hapur dyert huliganëve në Kuvendhttps://portalb.mk/?p=406448
24 majAgjenti serb ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvendhttps://portalb.mk/?p=406988
27 majBDI me 6 ministra në Qeverihttps://portalb.mk/?p=408208
28 majAleanca për Shqiptarët me 2 ministra në Qeverihttps://portalb.mk/?p=408524
28 majLSDM me 17 ministra në Qeverihttps://portalb.mk/?p=408507
31 majU formua Qeveria e re e Maqedonisë, Zoran Zaev kryeministër https://portalb.mk/?p=409522
Kabineti qeveritar 2016-2020

QERSHOR

1 qershorGjyshi i Tamarës së ndjerë tentoi ta vret ish ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorovhttps://portalb.mk/?p=410026
2 qershorMASH: Hiqet testimi eksternhttp://bit.ly/2zrCB0l
1 qershorKryeministri Zaev u vendos në Qeverinë e Maqedonisë https://portalb.mk/?p=410019
9 qershorShfaqen reformatorët në VMRO-DPMNEhttps://portalb.mk/?p=413479
13 qershorU mbyll gazeta “Dnevnik” https://portalb.mk/?p=415006
18 qershorLSDM zgjodhi nënkryetarët, Muahmed Zeqiri ndër tohttps://portalb.mk/?p=417288
22 qershorQeveria i shfuqizoi reklamat qeveritarehttps://portalb.mk/?p=418995
26 qershorKomisari Johanes Han sërish erdhi në Shkup https://portalb.mk/?p=420507
28 qershorTakim i dytë i partive politike parlamentare shqiptare, mungoi Lëvizja BESAhttps://portalb.mk/?p=421358
29 qershorSpecialja ngriti 17 akuza për 18 lëndë, kërkoi paraburgim i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së https://portalb.mk/?p=421630
Johanes Han në Shkup
Johanes Han në Shkup

KORRIK

1 korrikProkurorisë Speciale i skadoi afati për ngritje të akuzavehttps://portalb.mk/?p=422349
2 korrikÇështja e emrit, ndërmjetësi Nimic vizitoi Shkupin https://portalb.mk/?p=423126
3 korrikSeri tërmetesh në Ohër, shkaktohen dëme materiale https://portalb.mk/?p=423416
5 korrikU promovua plani Qeveritar 3-6-9 (DOKUMENT)https://portalb.mk/?p=424124
5 korrikPTHP ia dorëzoi “Sopotin” Prokurorisë Specialehttps://portalb.mk/?p=424221
6 korrikMaqedoni, VMRO-DPMNE i formoi 10 grupe parlamentare për të bllokuar punën në Kuvendhttps://portalb.mk/?p=424657
12 korrikAdili shpalli shkrirjen e “Unitetit” në “Aleancë për Shqiptarët”, Ostrehi nuk e pranonhttps://portalb.mk/?p=426929
18 korrikParaburgim për Grujevskin, Jakimovskin dhe Boshkovskin, jo edhe për Mijallkovinhttps://portalb.mk/?p=429230
19 korrikTakimi i tretë i partitve parlamentare shqiptare, sërish mungoi Lëvizja BESAhttps://portalb.mk/?p=429069
21 korrik“Kopshti Bleta” bëri bujë në opinion me ligjeratat fetarehttps://portalb.mk/?p=430309
26 korrikShfuqizohet titulli “Аrtist i kombit”https://portalb.mk/?p=431953
27 korrikArratisen Grujoski dhe Boshkovski, Gjykatësit u kanë dhënë një javë kohë mos t’i gjejë policiahttps://portalb.mk/?p=432127
28 korrikTakim i katërt i partive shqiptare, BESA nuk mori pjesë, PDSH lëshoi mbledhjen https://portalb.mk/?p=432247
Methju Nimic
Methju Nimic

GUSHT

3 gushtShfuqizohet obligimi i qytetarëve për dorëzim të paraqitjeve tatimore vjetore në DAPhttps://portalb.mk/?p=434633
8 gushtSuperkupa e UEFA-s, Real Madrid dhe Mançester Junajted në Shkuphttps://portalb.mk/?p=436334
9 gushtMbyllet javorja “Republika”https://portalb.mk/?p=436860
14 gushtStrugë, vritet me armë zjarri, bosi i prostitucionit Dilaver Bojkuhttps://portalb.mk/?p=438478
17 gushtU shkarkua nga Kuvendi “marioneta e mafies” prokurori Marko Zvërlevski https://portalb.mk/?p=439437
19 gushtShpërthen zjarr në deponinë e Tetovës, alarmante gjendja e ajrit https://portalb.mk/?p=440391
20 gushtProtestë: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit https://portalb.mk/?p=440551
21 gushtPas 7 viteve, Velija Ramkovski doli nga burguhttps://portalb.mk/?p=440912
21 gushtProtestë e “Eco Guerillas”, kërkohet burg për shkaktarët e djegies së deponisë në Tetovë https://portalb.mk/?p=440832
21 gushtSerbia i tërheq në konsultim diplomatët e saj nga Maqedoniahttps://portalb.mk/?p=440776
25 gushtLR-PDSH zyrtarisht ndryshoi emrin në Aleanca për Shqiptarëthttps://portalb.mk/?p=442750
28 gushtHapet zyrtarisht sheshi “Skenderbej” në Shkuphttps://portalb.mk/?p=443462
30 gushtUNITETI i Qufës dhe disa lëvizje i bashkohen Aleancës për Shqiptarëthttps://portalb.mk/?p=444304
Deponia e Tetovës, 19 gusht 2017

SHTATOR

1 shtatorFilloi orari me dy turne në disa institucione dhe kopshtehttp://bit.ly/2DxkDN9
8 shtatorVMRO-DPMNE me fushatë për t’i frikësuar qytetarët nga refugjatët që nuk ekzistojnëhttp://bit.ly/2pivkjF
14 shtatorDënohet për mobing ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski http://bit.ly/2CWI6pH
14 shtatorNë Tetovë është lëshuar në përdorim stacioni filtrues i sistemit të ri për furnizim me ujëhttp://bit.ly/2kYBtfa
16 shtatorRaporti i Pribesë për Maqedoninë: ende askush është dënuar për krimethttp://bit.ly/2BzkoDG
21 shtatorBetohet anëtarja e re e KSHZ-së, Ermira Asani Salija e BESA-shttp://bit.ly/2ByAU70
25 shtatorFilloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorithttp://bit.ly/2CYETWW
25 shtatorGjykata Themelore caktoi 30 ditë paraburgim për Edmond Temellkonhttp://bit.ly/2C1zz84
Fushatë zgjedhore
Fushatë zgjedhore

TETOR

1 tetorKthehet tarifa e lirë për rrymën elektrikehttp://bit.ly/2pvI5aB
5 tetorNdërroi jetë i plagosuri bartësi i listës së pavarur të këshilltarëve në Kërçovë, Alit Abazihttp://bit.ly/2zqXvfQ
15 tetorU mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale: LSDM udhëheq në 37 komuna, VMRO-DPMNE në 15, BDI në 4http://bit.ly/2kTuLb3
17 tetorLëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët vendosin të bashkëpunojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokalehttp://bit.ly/2BM8VRf
18 tetorKëto janë emrat e këshilltarëve të rinj në komunat me shumicë shqiptarehttp://bit.ly/2C8E7Kd
18 tetorQeveria e Gruevskit dhe Ahmetit, në vitin 2011 Tarçullovskit i ka ndarë nga 5.000 euro në muajhttp://bit.ly/2C7K9uw
26 tetorKryetari i Gjykatës Penale Ribarev pasi “sëmuret” jep edhe dorëheqjehttp://bit.ly/2C1nRYG
29 tetorU mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale: LSDM-ja ka 58 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca me BESË 4, PDSH 1http://bit.ly/2DbV9DX
Rivotimi në vendvotimin 2901 në Çair, 12.11.2017

NËNTOR

2 nëntorShtatë shekuj e gjysmë burg dhe tetë burgime të përjetshme “Grupin e Kumanovës” http://bit.ly/2DRuo97
5 nëntorShkup, protestë kundër vendimit për rastin e Kumanovës, kërkohet ekspertiza ndërkombëtare http://bit.ly/2kX2VuL
8 nëntorRasti “Fortesa 2”, 18 muaj burg për agjentin Goran Grujovskinhttp://bit.ly/2BRyX5G
12 nëntorU mbajt rrethi i tretë i zgjedhjeve lokale në Çair, fitoi Ganiu i BDI-sëhttp://bit.ly/2kXTA5Z
16 nëntorQeveria  e Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin dhe plotësimin e ligjit për dëshmitarë të mbrojturhttp://bit.ly/2pDsea6
18 nëntorNë Zajaz u varrosën mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas LDB http://bit.ly/2kX82Lt
11 nëntorSeancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisëhttp://bit.ly/2C49u5T
22 nëntorKonferenca “E-shoqëri.mk”: na duhet liri që të mbrojmë privatësinëhttp://bit.ly/2ChU1zv
27 nëntorGazetë e re ditore në Maqedoni, “Nezavisen vesnik”http://bit.ly/2BDsGq2
27 nëntorKisha Ortodokse e Bullgarisë, pranoi të jetë kishë-amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisëhttp://bit.ly/2zyEFUk
28 nëntorGjykata Penale paraburgosi ish ministrin e MPB-së Mitko Çavkov http://bit.ly/2Cb5Md8
28 nëntorArrestimet për terrorin e 27-prillit në Kuvend, Gruevski dhe VMRO me protestë para Gjykatës së Shkupit http://bit.ly/2BDs57O
29 nëntorGjykata shpalli vendimin, 19 persona gjithsej janë paraburgosur për terrorin e 27 prillithttp://bit.ly/2BBTiI6
30 nëntorKomisioni i Kuvendit ua hoqi imunitetin 6 deputetëve të VMRO-sëhttp://bit.ly/2pygN3q
Të arrestuarit e 28 nëntorit për sulmet e 27-prillit

DHJETOR

1 dhjetorZbulohet laborator i madh për prodhimin e drogës në Reçicë të Vogël të Tetovështtp://bit.ly/2l0jkyr
1 dhjetorLuta, Ismailoviq dhe Aziri të dënuar të rastit “Monstra” u lëshuan në lirihttp://bit.ly/2DT6OsD
4 dhjetorSkandal: Anëtarët e KSHZ-së e kanë shpërblyer vetveten me nëntë rroga bonushttp://bit.ly/2C8LNtq
5 dhjetorGjykata Penale: tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së http://bit.ly/2laMZnQ
10 dhjetorNikolla Gruevski dha dorëheqje nga posti lider i VMRO-DPMNE-sëhttp://bit.ly/2Dfcn3r
12 dhjetorPas skandalit tetë anëtarë të KSHZ-së dhanë dorëheqje, mbeti vetëm Salija e BESA-shttp://bit.ly/2ldzwMj
12 dhjetorZoran Zaev për vizitë zyrtare në Kosovëhttp://bit.ly/2laO6E2
15 dhjetorSeancë e përbashkët qeveritare mes qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisëhttp://bit.ly/2BU3jok
16 dhjetorShkup, protesta kundër ndotjes së ajrit: funksionarët shtetëror të realizojnë premtimethttp://bit.ly/2BScndt
19 dhjetorProkuroria Speciale e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese, 17 të dyshuar http://bit.ly/2kZP0US
23 dhjetorHristian Mickoski është zgjedhur lider i ri i VMRO-DPMNE-së (VIDEO)http://bit.ly/2BEV9fl
25 dhjetorLubomir Joveski zgjedhet prokuror shtetëror i Maqedonisëhttp://bit.ly/2BS89lX
25 dhjetorKuvendi i votoi emrat e rinj të ministrave dhe zv/ministrave, Selës i merret Ministria e Shëndetësisëhttp://bit.ly/2kZoFpD
28 dhjetorAleanca për Shqiptarët del nga koalicioni qeveritarhttp://bit.ly/2Ds76FL
Gruevski u largua nga pozita - kryetar i VMRO-DPMNE-së
Gruevski u largua nga pozita – kryetar i VMRO-DPMNE-së

LEXO MË SHUMË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button