Delegacioni i Maqedonisë për vizitë në Finlandë

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë sot do të udhëtojë në Helsinki, ku kryeministri Nikolla Gruevski duhet të ketë takim me presidentin e Republikës së Finlandës, Sauli Niinistö.

Dje në Stokholm kryeministri kishte takim me kolegun suedez, kryeministri John Fredrik Reinfeld, si dhe me ministren e Tregtisë, Eva Brojling dhe me kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv të Këshillit tregtar suedez, Ulf Berg.

Nga Finlanda, delegacioni qeveritar niset për në Kopenhagë ku kryeministri i Maqedonisë do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Danimarkës Helen Shmit, me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Danimarkës Mogens Liketoft, si dhe me kryetarin e “Dansk industry”, Di Kirsten Dibvad.

Kryeministri me ekipin qeveritar, do ta vizitojë edhe Oslon ku është paraparë takim me kolegun e tij norvegjez Jens Stoltenberg. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button