Zaev Vitin e Ri do ta pret te kryetari i Selanikut në Greqi

Kryeministri Zoran Zaev, ka vendosur që natën e Vitit të Ri ta kalojë bashkë me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në takimin joformal me gazetarët, njofton Portalb.mk.

Në pyetje gazetareske nëse Zaev do ta festojë me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, ai tha se ftesa ishte nga kryetari i Selanikut dhe se Zaev do të jetë në vizitë private për festën e Vitit të Ri në Selanik.

“E ftova kryeministrin Zaev që të vijë privatësisht në Selanik, që bashkë t’i festojmë festat e fundvitit”, tha Butaris, gjatë vizitës së tij në Shkup.

Zaev që në vizitën e Butarisit theksoi se me kënaqësi e pranon iniciativën që ta pret Vitin e Ri në Selanik.

“Seriozisht do të mendoj për këtë gjë, ndoshta atje së bashku do ta presim me Butarisin dhe kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button